Moti – E enjte, 3 Maj 2018

schedule13:13 - 3 Maj, 2018

schedule 13:13 - 3 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb, vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh dominojnë të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët gjatë pjesës së parë të ditës.

Mesdita fuqizon vranësirat, duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por mbrëmja vijon me shira të dobët kryesisht në veri dhe qendër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por rënie me 3°C sjell mesdita, duke ulur maksimumin në 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga Jugu dhe juglindja, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë./abcnews.al