Moti –  E enjte, 28 dhjetor 2017    

schedule13:44 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 13:44 - 28 Dhjetor, 2017

Sipas MeteoAlb: Vijojnë vranësirat dhe shirat në të gjithë territorin ndërsa me reshje dëbore, paraqiten zonat malore në Veri dhe Verilindje.

Edhe pasditja mbetet me shira në bregdet dhe zonat e ulëta por me reshje dëbore në zonat malore; kushte që vijojnë deri në mbrëmje kur reshjet pakësohen ndjeshëm por do të mbeten prezent edhe gjatë natës, në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por rënie me 2 – 3°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës si pasojë e reshjeve të shumta.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.

Shqipëria

Moti –  E premte, 29 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore dominojnë territorin deri pas mesditës kur pritet ndalim i reshjeve në pjesën më të madhe të vendit.

Orët e vona të pasdites sjellin gradualisht kthjellime në zonat veriore dhe Qendrore por Jugu dhe Juglindja mbeten me reshje të pakta shiu e dëbore gjatë natës dhe orët e para të së shtunës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 4 – 5°C rënie në të dy ekstremumet termike të ditës duke luhatur vlerat e tyre nga -2 në 13°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin 4 ballë.

Moti –  E shtunë, 30 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe kthjellime të shkurtra karakterizojnë motin në Veri dhe Qendër ndërsa kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje shiu e dëbore do të ketë në zonat Jugore, kryesisht ato Juglindore.

Gjatë pasdites moti vijon nën dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në Juglindje deri në mbrëmje kur gjithë vendi kalon në kushtet e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit sjellin rënie të theksuar në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke luhatur ekstremumet termike të ditës nga -6 në 9 APO 10°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!