Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësirat të dendura do të jenë dominante deri në orët e mesditës, ku më të dukshme paraqiten në zonat lindore duke gjeneruar shira në zonat e ulëta, ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore.
Mesdita sjell përmirësim të motit në të gjithë vendin, por pasditja mbetet në ndikimin e vranësirave fillimisht në rajonin jugor-juglindor ku do të ketë reshje shiu e dëbore dhe gjatë natës në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 13°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al