Moti – E enjte, 20 Dhjetor 2018

schedule21:24 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 21:24 - 20 Dhjetor, 2018

Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm vijon në të gjithë territorin duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente, më të dukshme në zonat malore. Pasditja sjell shtim të vranësirave, fillimisht në zonat malore dhe gjatë natës do të shtrihen në të gjithë vendin duke rrezikuar shira të dobët.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në të dy vlerat ekstremale duke luhatur vlerat ditore  nga 1 °C mëngjesi në zonat malore deri në 17 °C mesdita në jugperëndim të Shqipërisë. Era do fryjë mestare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!