Moti –  E enjte, 19 Prill 2018

schedule15:44 - 19 Prill, 2018

schedule 15:44 - 19 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb, moti është dominuar nga kthjellime dhe vranësira të lehta në veri dhe pjesën më të madhe të qendrës, ndërsa vranësira më të dukshme ka patur në zonat jugore.

Pasditja sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke gjeneruar shira afatshkurtër në jug dhe zona të izoluara të qendrës së vendit.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rritje të vlerave termike duke shënuar maksimalisht mbi 28˚C.

Era ka fryrë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al