Moti – E enjte, 15 mars 2018

schedule14:58 - 15 Mars, 2018

schedule 14:58 - 15 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb: Përjashtuar rrebeshe të shkurta në orët e para të ditës, moti i kthjellet ka dominuar të gjithë territorin.

Por në mbrëmje, shfaqen vranësira në zonat Veriore të cilat gjatë natës shtrihen në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me 2°C sjellin orët e mesditës kur maksimumi ngjitet në 21°C.
Era paraqitet mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Moti – E premte, 16 mars 2018
Sipas MeteoAlb: Jugu dhe Qendra dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shoqëruar nga shira afatshkurtër POR shira të shpeshtë pritet të bien në zonat Veriore.

Pjesa e dytë e ditës fokuson shirat kryesisht në Veri ndërsa Jugu dhe Qendra vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit rriten me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke bërë që të luhaten nga 4 në 22°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det vijon dallgëzim 4 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!