Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë të gjithë vendin. Më të shpeshta vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës dhe kryesisht në zonat malore të vendit. Në kushtet e kthjellimeve me vranëira kalimtare Shqipëria mbetet edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 5 – 28°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Prezantoi: Fiorlaba Dizdari
/abcnews.al