Moti –  E diel, 7 janar 2018

schedule09:57 - 7 Janar, 2018

schedule 09:57 - 7 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të para të ditës por rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

 

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme kthjellimet paraqiten në Europën Juglindore.

Ndërsa gadishulli Iberik dhe Mesdheu Perëndimor mbeten me vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me rrebeshe të shkurtra shiu e stuhi ere. Me vranësira të dendura por reshje të pakta dëbore paraqitet zona e Alpeve Europiane si dhe Verilindja e Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!