Sipas MeteoAlb: Territori dominohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë gjatë gjithë ditës PERJASHTUAR ekstremin Verior dhe zonat Verilindore ku gjatë pasdites shfaqen edhe vranësira kalimtare. Edhe orët e natës do të mbeten nën dominimin e mot të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konste gjatë mëngjesit por kthjellimet e mesditës sjellin rritje me 2 – 3°C të temperaturave në territor.
Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al