Pjesa më e madhe e Kontinentit vijon me kthjellime dhe temperatura të larta. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb: I gjithë territori mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me kthjellime zonat e ulëta dhe bregdetare dhe vranësira të lehta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale, por rritje do të ketë në vlerat maksimale duke u luhatur 13°C deri ne 36°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al