Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit. Duke ju afruar orëve të pasdites pritet zhvillimi vranësirave në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjell rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtrëngatash. Gjatë mbrëmjes pritet zhvillim i vranësirave në pjesën me të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./ABC News Albania 24/7