Moti – E diel, 21 Tetor 2018

schedule18:03 - 21 Tetor, 2018

schedule 18:03 - 21 Tetor, 2018

Sipas MeteoAlb, moti ka vijuar gjatë gjithë ditës i vranët, me intervale te shkurtra kthjellimesh. Pasditja sjell shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm në vend. Më të theksuara në zonat Veriore dhe Juglindore, por shira më të pakët rrezikojnë pjesërisht qendren. Në mbrëmje dhe gjatë natës, shira të përkohshëm mbeten prezent në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke ulur maksimumin ne 25 – 26 gradë C. Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!