Moti 20 dhe 21 dhjetor 2017

schedule13:04 - 20 Dhjetor, 2017

schedule 13:04 - 20 Dhjetor, 2017

Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët por i ftohtë mbizotëron të gjithë Shqipërinë përjashtuar zonat Verilindore dhe Veriore ku do të ketë vranësira kalimtare dhe mjegull të konsiderueshme.

Edhe pasditja mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave shumë të ulëta në të territorin ndërsa mbrëmja sjell vranësira kalimtare në Veri – Verilindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 2 – 3°C në orët e mëngjesit por mbeten konstante vlerat e mesditës kur maksimumi ngjitet në 11°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.

Shqipëria

Moti –  E enjte, 21 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dhe temperaturat e ulëta dominojnë pjesën më të madhe të territorit por orët e para të ditës do të kenë mjegull dhe vranësira kalimtare në zonat Jugore dhe Lindore.

Pjesa e dytë e ditës por edhe orët në vijim deri mëngjesin pasardhës, e mbajnë territorin shqiptar nën pushtetin e motit të kthjellët por të ftohtë.

Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 11 – 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri pasdite kur pritet forcim i erës në kanalin e Otrantos duke arritur shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!