Moti –  18 dhe 19 dhjetor 2017

schedule13:14 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 13:14 - 18 Dhjetor, 2017

Moti –  E hënë, 18 dhjetor 2017

Europa

Zona e Alpeve Europiane paraqitet me vranësira dhe reshje dëbore ndërsa Europa Lindore dhe kryesisht pellgu i Detit të Zi mbeten në kushtet e vranësirave me reshje konsiderueshme, kryesisht dëborë.

Por mot i kthjellët por i ftohtë mbetet dominante në Jug dhe Veri të Europës si edhe në pjesën më të madhe të Europës Qendrore.

 

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat rrezikojnë nga reshje të përkoshme shiu ndërsa zonat malore mbeten me vranësira dhe reshje dëbore, kryesisht në Lindje dhe Jug të vendit.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë territorin, përjashtuar reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në ekstremin Vertior dhe kufirin Lindor të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit sërisht do të bien me  4 – 5°C në të dy ekstremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 10 apo 11°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në Veri me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Moti –  E martë, 19 dhjetor 2017

Moti i kthjellët por i ftohtë dominon pjesëm të madhe të kontinentit Europian. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në gadishullin Iberik dhe pellgun Mesdhetar.

Ndërsa vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore do të ketë në pellgun e Detit të Zi ndërsa reshje më të pakta dominojnë zonën e Alpeve të Europës.

 

Shqipëria

Moti –  E martë, 19 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat bregdetare dhe të ulëta POR vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore si dhe reshje të izoluara dëbore në ekstremet Veri – Verilindje.

Pasditja do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë në të gjithë vendin; kushte që vijojnë dominante edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit sjellin rënie me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por vetëm një rënie të lehtë në orët e mesditës, si pasojë e kthjellimeve në territor.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!