Një valë e re e të nxehtit po prek pjesën më të madhe të Italisë ndërkohë që ekziston rreziku për stuhi në pjesën veriore të vendit, thanë sot sinoptikanët.
Alarmi për tempertaturat e larta është lëshuar sot në Firence, Bolonjë, Perugia , Bolzano dhe Brescia. Një alarm portokalli është shpallur në Romë, Latina, Verona, Rieti, Frosinone dhe Campobasso.
Një alarm portokalli për stuhinë është në fuqi për Lombardinë dhe një alarm i verdhë për Trentino pasi stuhitë shkaktuan përmbytje të shumta në Piemonte ditën e djeshme.
Sipas parashikimeve të motit, temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë Celsius, si në dy valët e para të të nxehtit muajin e kaluar.
/abcnews.al