Mot i paqëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat

schedule08:03 - 1 Mars, 2025

schedule 08:03 - 1 Mars, 2025

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat veriore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Gjatë orëve të paradites, Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të shtojë reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e Kosovës në shumë zona reshjet do të jenë në formë dëborë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 7°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të paraqitet republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjev ne të gjithë territorin e MV, por si pasojë e temperaturave të ulëta do të rikthehen ngrica në disa akse rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Juglindor.

Evropa

Ishujt britanikë, Europa qendrore si edhe vendet e Europës Lindore do të përfshihen nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare ndërsa stuhi të forta ere dhe reshje të dendura shiu e dëbore do të ketë përkatësisht në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin si edhe rajonin e Ballkanit. Po ashtu, vendet nordike si edhe rajoni i Balltikut do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira të dendura, reshje intensive dëbore si edhe temperatura shumë të ulëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!