Mot i nxehtë në Kanada, 54 viktima në shtatë ditë

schedule13:45 - 7 Korrik, 2018

schedule 13:45 - 7 Korrik, 2018

Janë të paktën 54 viktimat, vetëm këtë javë, të regjistruar në Quebec të Kanadasë si pasojë e valës së nxehtit që ka përfshirë vendin. Shërbimet e shëndetit publik paralajmërojnë se si pasojë e ndryshimeve klimaterike do të ketë shpesh valë të tilla të nxehti.

Një valë të nxehti e jashtëzakonshme në jug të provincës kanadeze të Quebec-ut ka shkaktuar javën e fundit, vdekjen e 54 personave të moshës nga 50 deri në 85 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore, duke theksuar se do të jetë mjeku ligjor, ai që do të konfirmojë nëse vdekjet kanë të bëjnë me temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Që nga e premtja e kaluar në Quebec janë regjistruar temperatura deri në 35 gradë si dhe një nivel i lartë lagështire. Ndërsa një ditë më parë është rritur në mënyrë alarmante dhe niveli i smogut.

Pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar, të cilët jetonin vetëm në banesat e tyre.  Disa ditë më parë në Montreal u regjistrua një temperaturë prej 34 gradësh, një rekord, por si pasojë e lagështirës temperaturat do të bien. Sipas drejtorisë së shëndetit publik, me ndryshimet klimaterike këto vala të nxehti do të jenë më të shpeshta ndaj banorët duhet të përshtaten.

Edhe pse parashikimet meterologjike flasin për një përmirësim në ditët në vijim, autoritetet vendore presin që numri i viktimave të jetë më i lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!