Mot i kthjellët, por me ngrica/ Ja kur pritet të rriten temperaturat, parashikimi për javën

schedule09:09 - 22 Janar, 2024

schedule 09:09 - 22 Janar, 2024

TIRANË- Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës. Meoteorolgia tha për ABC News se kjo javë do të jetë me mot të kthjellët, por me një rritje të ngricave. Ndërsa të enjten përfshirë edhe të premten pritet që të ketë edhe një rritje të temperaturave.

“Kjo javë ka përmirësuar dukshëm situatën e reshjeve në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por janë shtuar ndjeshëm ngricat. Sidomos në zonat malorë, të gjitha akset rrugorë janë të ngrira si pasojë e temperaturave të ulëta. Minimalet janë në -7 gradë në zonat në qytete urbane ndërsa në zona të thella termometri shënon edhe në -13 gradë celsius. Sa i përket bregdetit dhe zonave të ulëta, disa zona të ulëta janë shumë pranë zeros. Duke nisur nga dita e nesërme dhe në vijim do të kemi tërheqje graduale të kësaj vale. Megjithatë nga e hëna deri të mërkurë do të mbetet situata e motit të kthjellët, por të ftohtë pasi zonat malore do të mbeten në vlerën negative që nga dita e enjte përfshirë të premten parashikohet rritje e ndjeshme të temperaturave. Sa i përket vendeve të rajonit moti është kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime vranësira. Në Kosova parashikohet që moti të jetë pa reshje, por me temperatura deri në -8 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 7-8 gradë. Maqedonia e Veriut është gjithashtu e ndikuar nga kjo masë siberiane me një mot shumë të ftohtë, por ky mot i ftohtë do të zgjasë jo më shumë se 3 ditë”, tha meteorologia Porja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!