Reshjet e dendura të borës dhe moti i acartë kanë vazhduar të hënën në Kinën qendrore dhe atë lindore duke ndërprerë transportin dhe duke bllokuar udhëtimet.
Dhjetëra stacione pagese të autostradave janë mbyllur për shkak të stuhive që kanë përfshirë provincat Henan, Hubei, Anhui, Jiangsu, Guangzhou dhe Shandong.
Aeroporti në Wuhan, qendër e rëndësishme transporti në Kinën qendrore, ka mbyllur dy nga pistat e tij të për shkak të motit.
Po ashtu, mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në një qark pranë një stacioni autostrade në provincën qendrore të Hubeit që u mbyll përkohësisht të hënën.
Shumë udhëtarë postuan në rrjetet sociale se kanë mbetur të bllokuar për dhjetëra orë në autostradë gjatë kthimit në shtëpi.