Mospërputhja e shifrave, reagon KQZ

schedule12:10 - 1 Korrik, 2019

schedule 12:10 - 1 Korrik, 2019

KQZ ka reaguar lidhur me evidentimin e rasteve, ku nga numërimi i votave në disa bashki të vendit, rezulton se numri i votave del më i lartë se numri i votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar të sqarojë këtë anomali,  përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, e cila në një deklaratë për media bëri me dije se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe për rrjedhojë mund të ketë ndryshime në të dhënat përfundimtare.

Në deklaratën për media, zëdhënësja e KQZ tha se ky fenomen ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, por theksoi se kjo problematikë zgjidhet përmes aplikimit të teknologjisë.

“Këto nuk janë rezultate përfundimtare dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje të cilat do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatin përfundimtar. Ky është një fenomen që është evidentuar në çdo proces zgjedhor, këtë radhë po evidentohet më dukshëm. Kjo problematikë zgjidhet në rast se procesi i votimit bëhet kryesisht përmes teknologjisë”, tha zëdhënësja e KQZ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!