Mosmarrëveshjet Ukrainë-Poloni, Duda: I gatshëm të bisedoj me Zelensky-n si miq

schedule10:45 - 22 Shtator, 2023

schedule 10:45 - 22 Shtator, 2023

Presidenti polak Andrzej Duda tha të enjten se është i gatshëm të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “miq” për të zgjidhur situatat e vështira midis vendeve të tyre pasi Varshava sinjalizoi se do të ndalonte dërgimin e armëve në Kiev në mes të një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit.

Vendimi i Polonisë, një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës kërcënon të përmbysë marrëdhëniet strategjike të Europës në Kiev, teksa ajo zhvillon një  kundërofensivë kundër Rusisë

Duke iu referuar vërejtjeve të Zelenskit të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se “disa nga miqtë tanë në Europë shtiren sikur po na ndihmojnë”, Duda tha se megjithëse homologu i tij ukrainas nuk e përmendi Poloninë në mënyrë specifike, ne e kuptuam shumë mirë se për kë bëhej fjalë.

I pyetur nëse ai ishte i mërzitur nga komentet e Zelensky, Duda tha, “ndoshta të merzitesh është një fjalë shumë e madhe”.

“Isha i hidhëruar, më mirë do ta shprehja kështu. Por dua të thëm këtë, rrini të qetë, mos tensiononi më shumë situatat, sepse kjo është një mosmarrëveshje që ka të bëjë me një pjesë të vogël të marrëdhënieve tona.

Të mos lejojmë që të ndikojë në të gjithë marrëdhënien tonë sepse nuk ka asnjë justifikim për këtë dhe vetëm të tjerët do të përfitojnë nga kjo”, tha Duda.

Presioni është rritur prej muajsh për ndalimin e drithërave ukrainase, i vendosur fillimisht në fillim të këtij viti nga disa vende të Bashkimit Europian për të mbrojtur jetesën e fermerëve vendas të shqetësuar për uljen e çmimit të ulët të grurit ukrainas.

Javën e kaluar, BE njoftoi planet për të pezulluar diçka të tillë. Por tre kombe Polonia, Hungaria dhe Sllovakia thanë se synonin të sfidonin ndryshimin dhe të mbanin kufizimet në fuqi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet, është një mosmarrëveshje që në fakt është një mosmarrëveshje ligjore”, tha Duda për TVN24.

“Unë e kuptoj që Ukraina po kërkon ndihmë në situatën e tyre me çdo kusht dhe për këtë arsye atyre nuk u intereson se ku shesin grurin e tyre, por nuk është indiferente ndaj nesh dhe ne duam t’i ndihmojmë ata dhe ne po i ndihmojmë.”

Duda tha se deklarata e kryeministrit polak Mateusz Moraëiecki të mërkurën se Varshava nuk do të transferonte më armë në Kiev ishte “interpretuar në mënyrën më të keqe të mundshme”.

Duda sqaroi se kryeministri po fliste për armë të reja të destinuara për modernizimin e ushtrisë polake dhe se premtimet ekzistuese të Polonisë ndaj Ukrainës, duke përfshirë obuset, municionet dhe mjetet e pastrimit të minave  do të dërgoheshin.

Ai gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e rifillimit të dërgesave të armëve në Kiev në të ardhmen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!