Moska: Reagimi i Perëndimit ndaj vizitës së Putin në Korenë e Veriut ishte histerik

schedule12:15 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:15 - 19 Qershor, 2024

Reagimi i Perëndimit ndaj vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut ishte “histerik dhe konvulsiv”, pjesërisht për shkak të urrejtjes historike të Uashingtonit për Phenianin.

Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në radio Sputnik, duke nënvizuar se Moska “ka të drejtë të zhvillojë marrëdhënie strategjike”.

“Gjithçka që bën Rusia në rajonin e Azi-Paqësorit shkakton histeri në Uashington, Londër dhe NATO në tërësi,” tha ajo.

Sipas saj, një nga arsyet për “reagimin konvulsiv” të Perëndimit ndaj vizitës së Putinit në Phenian, është “urrejtja historike e Shteteve të Bashkuara për Korenë e Veriut, sepse ajo nuk është dorëzuar dhe nuk po dorëzohet”./abcnews.al