Moska: “Qëllimi ynë është të kontrollojmë Donbasin dhe Ukrainën jugore”

schedule22:43 - 22 Prill, 2022

schedule 22:43 - 22 Prill, 2022

“Trupat ruse, që nga fillimi i fazës së dytë të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi dy ditë më parë, synojnë të marrin kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore  për të siguruar “hapjen e një korridori tokësor drejt Krimesë”.

Kështu ka deklaruar komandanti i përkohshëm i Qarkut Qendror ushtarak rus Rustam Minnekayev, sipas la repubblica.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, duke shkaktuar rritje të tensioneve me Ukrainën. Situata u përkeqësua nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin kufitar lindor Donbas dhe grumbullimi i fundit ushtarak rus në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Komuniteti ndërkombëtar e cilëson si të paligjshëm aneksimin e Krimesë nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!