Vendet perëndimore kanë një “rrezik i madh” nëse furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, siç raporton agjencia e lajmeve TASS.
Grushko iu përgjigj një pyetjeje për pasojat e furnizimit me F-16, të cilat Ukraina i ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s.
Ukraina nuk ka marrë ende asnjë avionë luftarakë, por presidenti i SHBA Joe Biden u tha dje udhëheqësve të G7 se Uashingtoni mbështet programet e përbashkëta të trajnimit nga anëtarët e NATO-s për pilotët ukrainas.
“Ne shohim se vendet perëndimore mbeten të lidhura me skenarin e përshkallëzimit. Kjo përfshin rreziqe kolosale për ta. Në çdo rast, kjo do të merret parasysh në të gjitha planet tona dhe ne i kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur qëllimet që kemi vendosur”, tha ai.