Moska paralajmëron Helsinkin: Një mbyllje e kufirit do të ishte kundër interesave të Finlandës

schedule14:39 - 20 Nëntor, 2023

schedule 14:39 - 20 Nëntor, 2023

Mbyllja e mundshme totale e kufirit ruso-finlandez do të shkonte në kundërshtim me interesat e Finlandës dhe Moska do të shikojë interesat e saj kombëtare kur të vlerësojë një përgjigje. Kështu u shpreh zëvendës ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, duke komentuar raportimet e shtypit, sipas të cilave Helsinki është gati të mbyllni katër pikat e mbetura kufitare me Rusinë.

“Është shumë e vështirë për mua të komentoj atë që do të ndodhë ende, por duke gjykuar nga mënyra se si merren vendimet në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, nuk mund të përjashtojmë ndonjë zhvillim. Edhe pse ky vendim padyshim do të jetë në kundërshtim me interesat kombëtare të Finlandës”, tha Grushko.

Sa i përket asaj se çfarë mund të bëjë Moska në rast të një mbylljeje totale të kufirit ruso-finlandez, Grushko shtoi se çdo kundërmasë e mundshme “duhet të vlerësojë para së gjithash interesat kombëtare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!