Ushtria e qeverisë siriane ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Duma, i cili drejtohej nga rebelët. Në këtë mënyrë forcat që mbështesin presidentin Bashar al-Assad kanë kontrollin e plotë të rajonit të Gutës Lindore. Kjo është konfirmuar nga shefi i misionit rus për pajtimin e palëve në Siri.
“Nga sot, njësi të policisë ushtarake dhe forcat e armatosura ruse do të punojnë në qytet. Kjo është një garanci e sundimit të rendit dhe ligjit”, tha zyrtari i ushtrisë së Kremlinit.
Por ky vendim mund të çojë në një përplasje ushtarake me Shtetet e Bashkuara duke parë që Uashingtoni është gati të bombardojë këtë rajon. /abcnews.al