Rusia kritikoi sot presidentin e SHBA-së Joe Biden pasi tha se nuk ishte i befasuar që kreu i kompanisë mercenare Wagner u vra në një aksident avioni, duke thënë se ishte e papërshtatshme që Uashingtoni të bënte komente të tilla.
Të mërkurën, Biden deklaroi se nuk ishte i befasuar nga lajmi për vdekjen e Prigozhin dhe shtoi se asgjë nuk ndodh në Rusi pa dijeninë e presidentit Vladimir Putin.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se komente të tilla tregojnë përbuzjen e Uashingtonit për diplomacinë.
“Por përsëri, nuk është detyra e presidentit të SHBA, për mendimin tim, të flasë për ngjarje tragjike të këtij lloji,” citohet të ketë thënë Ryabkov nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.