Bombardimet ruse gjatë natës në rajonet në Ukrainën lindore vrantë të paktën një person, pasi Moska i dha fund armëpushimit të vetëshpallur për Krishtlindje dhe u zotua të vazhdojë luftën derisa të arrijë një fitore ndaj fqinjit të saj.
Vladimir Putin urdhëroi të premten një armëpushim 36-orësh përgjatë vijës së kontaktit për të respektuar Krishtlindjet Ortodokse të Rusisë dhe Ukrainës.
Një burrë 50-vjeçar vdiq në rajonin verilindor të Kharkivit si rezultat i bombardimeve të Rusisë, tha Oleh Sinehubov, guvernatori i rajonit.
Lajmi erdhi disa minuta pas mesnate në Moskë.
/abcnews.al