Moska hakeron “FANRNESINA”/ Hakerat pro rus “godasin” institucionet italiane

schedule16:20 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 16:20 - 28 Dhjetor, 2024

Hackerat pro rus sulmuan këtë të shtunë dhjetëra faqe të institucioneve shtetërore në Itali duke përfshirë këtu websiten e Ministrisë së Jashtme dhe webfaqet e dy aeroporteve të Milanos duke i nxjerrë ato jashtë funksionit përkohësisht sipas asaj që deklaroi se Agjencia e Sigurisë Kibernetike të vendit.

Grupi i Hakerave pro rus i njohur me emrin “NoName” mori përsipër sulmin kibernetik nëpërmjet një deklarate në platformën e komunikimit “Telegram” ku shkruhej se rusofobët e Italisë morën përgjijgen e duhur.

Një zëdhënës i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike në Itali deklaroi se bëhet fjalë për një sulm ku qytetarëve iu ndalohet të marrin shërbimet e tyre në webfaqet e prekura nga sulmi, ose siç njihet ndryshe ky është një sulm DDOS (di-di-ou-es), që do të thotë Mohim i Shpërndarjes së Shërbimit Online.

Në sulmet të tilla hackerat shtojnë vizitat në këto website me synim bllokimin e tyre dhe mos funksionimin e shërbimeve. Zëdhënësi i Sigurisë Kibernetike në Itali deklaroi se pasojat e sulmit u zgjidhën në më pak se dy orë nga ekipet e tyre.

Operatorët e dy aeroporteve në Milano deklaruan se si pasojë e sulmeve kibernetike nuk pati vonesa apo anulim të fluturimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!