Moska: Gjurmët e sulmit në Crocus të çojnë te shërbimet sekrete ukrainase

schedule15:52 - 3 Prill, 2024

schedule 15:52 - 3 Prill, 2024

Gjurmët e sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Crocus në periferi të Moskës të çojnë te shërbimet speciale të Ukrainës. Kështu deklaroi Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev.

“Ata po përpiqen të na imponojnë teorinë, sipas së cilës akti terrorist nuk është kryer nga regjimi i Kievit, por nga mbështetës të ideologjisë radikale islamike, ndoshta anëtarë të degës afgane të ISIS-it”, tha ai.

Kujtojmë që për sulmin terrorist të pak ditëve më parë, ku humbën jetën mbi 140 persona, Moska ka drejtuar gishtin nga Ukraina dhe Perëndimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!