Moska dhe Kievi shkëmbejnë të burgosur lufte, këshilltari i Zelensky: Moment gëzimi

schedule21:30 - 13 Tetor, 2022

schedule 21:30 - 13 Tetor, 2022

Moska dhe Kievi kanë bërë me dije se kanë shkëmbyer nga 20 ushtarë secila në shkëmbimin e fundit të të burgosurve.

“Një tjetër shkëmbim i të burgosurve, një tjetër moment gëzimi”,  tha ndihmësi i presidentit ukrainas Andriy Yermak në Telegram.

“Kemi arritur të lirojmë 20 persona.”

“Ata janë 14 ushtarë të ushtrisë së Ukrainës, katër anëtarë të mbrojtjes territoriale, një anëtar i gardës kombëtare dhe një anëtar i marinës së Ukrainës”, tha Yermak.

Kishte gjithashtu njerëz që rusët i mbajtën në burgun Olenivka dhe në zonat e pushtuara përkohësisht të rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!