Moska dëbon 5 diplomatë suedezë, mbyll konsullatën në Shën Petersburg

schedule12:16 - 25 Maj, 2023

schedule 12:16 - 25 Maj, 2023

Rusia njoftoi ditën e sotme se do të dëbonte pesë diplomatë suedezë në shenjë hakmarrjeje në atë që e përshkroi një përplasje në marrëdhëniet midis Suedisë dhe Rusisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se po i përgjigjej dëbimit nga Suedia të pesë anëtarëve të stafit të saj diplomatik muajin e kaluar, të cilin e quajti një “hap armiqësor”.

Diplomacia ruse ka njoftuar se nga 1 shtatori do të mbyllë konsullatën e Suedisë në Shën Petersburg dhe atë të Rusisë në Goteborg të Suedisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar që nga viti i kaluar që Suedia njoftoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës. Në njoftimin rus thuhet se marrëdhëniet kanë arritur në nivelin më të ulët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!