Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke u kujtuar se kanë tejkaluara afatet 3 mujore për të plotësuar Gjykatën e Lartë. Meta i ka kujtuar Naurela Lagamit që ata duhet ti paraqesin presidentit propozimet për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Kritik gjatë së mërkurës kreu i shtetit Ilir Meta nuk ka qenë vetëm me kreun e ekzekutivit, Edi Rama, por edhe me njërin prej institucioneve të reja të drejtësisë: Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Ndaj këtij të fundit, Meta ka drejtuar gishtin për disa probleme të mbetura pezull prej muajsh, në tejkalim të ligjit. Kreu i shtetit Ilir Meta në letrën drejtuar KLGJ-së kërkon që të zgjidhet ngërçi në Gjykatën e Lartë.
“Ndërkohë që, aktualisht Gjykata e Lartë ka ngelur vetëm me dy anëtarë duke e patur të pamundur ligjërisht të formojë një trupë gjykuese, si dhe duke dalë praktikisht jashtë funksionit të saj.”
Në letrën drejtuar Naurela Llagamit, kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, e cila për dijeni iu është dërguar dhe ambasadorit Soreca, ambasadave të BE në Tiranë si edhe të ngarkuarës me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones, kreu i shtetit i ka kërkuar KLGJ që ti referoje emrat për në gjykatën supreme të vendit, pasi sipas tij ata janë institucioni përgjegjës dhe duke ju kujtuar se kanë tejkaluar afatet ligjore.
“Pra në kushtet kur kanë kaluar 6-muaj e 20 ditë nga momenti i krijimit të KLGJ-së dhe ende nuk janë hartuar të gjitha aktet nënligjore për këtë proces, paraqitja e gjëndjes së emergjencës nga KLGJ dhe Euralius është tërësisht e pajustifikuar.
Nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të kishte përmbyllur miratimin e akteve nënligjore brenda afatit të përcaktuar nga ligji (12 mars 2019), atëherë pas kësaj periudhe që ka kaluar do të mund të ishin hapur dhe procedurat për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe rrjedhimisht kjo gjykatë mund të ishte sot funksionale.”
Presidenti i Republikës i kërkon KLGJ-së që të jap sqarime të hollësishme pasi në përgjigja e kthyer për letrën e parë, nuk përmbush kriteret formale dhe përmbajtësore duke treguar mungese impenjimi për një çështje shumë të rëndësishme siç është funksionimi i gjykatë së lartë.
Referuar përmbajtjes së përgjigjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhënë me datë 18.06.2019, evidentohet se ka një mungesë impenjimi të KLGJ-së për t’i kthyer një përgjigje shteruese kërkesës së Presidentit të Republikës për një çështje kaq të rëndësishme.
Gjykata Supreme e vendit nuk shqyrton më as masat e sigurisë pasi ka ,mbetur vetëm me dy anëtarë Xhezair Zaganjorin, që po zhvillon betejën ne Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra dhe Ardian Dvoranin. /ABC News Albania 24/7