Mosdekretimi i Lleshit/ Rama te Meta: Bashkëbisedim i hapur e konstruktiv

schedule16:06 - 4 Nëntor, 2018

schedule 16:06 - 4 Nëntor, 2018

Për më shumë se një orë Kryeministri Rama ka biseduar sot me Kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë. Ky takim i zhvilluar me kërkesë të kryeministrit Rama, vjen një ditë pas mosdekretimit nga ana e kreut të shtetit të kandidatures së Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Ndërsa kreu i qeverisë njoftoi se do të vijojë komunikimin me Presidentin Meta.

Si një shahist në politikë shkoi vetë në zyrën e presidentit Ilir Meta për të bërë lëvizjen e radhës. Luan për emrin që do të zërë vendin e ministrit të brendshëm në kabinetin e tij.

Në një bisedë kokë më kokë kryeministri Edi Rama dhe presidenti i republikës Ilir Meta kanë diskutuar se cfarë nuk e ka bindur kryetarin e shtetit të mos dekretojë të shtunën kandidatin e propozuar nga kreu I qeverisë Sandër Lleshin.

Pas afro një orë e 30 minuta kryeministri ka lënë institucionin e presidencës. Kanë qenë kryeministria që ka shpërndarë një informacion të shkurtër ku sqaron se takimi u zhvillua me kërkesë të kryeministrit u zhvillua takimi me presidentin e republikës mbi  propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës.

Kjo do të thotë se në fushën e shahut politik kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e tij por loja nuk ka përfunduar. Duke iu referuar konceptit që ka kryetari i qeverisë në takimin e së dielës ose i është nënshtruar vendimit të presidentit, ose i ka falur një gur që lëvizja e radhës të jetë shah mat.

Të dyja këto mund të rrëzohen për aq kohë sa kryetari i shtetit nuk ka zgjedhur të luajë të njëjtën lojë me lëvizje fikse por me bindje. Siç është shprehur edhe në mos dekretimin e ministrit Sandër Lleshi kjo kandidaturë nuk e ka bindur. Ky refuzim ka mbetur i paargumentuar dhe vendimi nuk citon bazën ligjore ku është mbështetur.

Në ditët në vijim pritet që edhe presidentit i republikës të thyejë heshtjen dhe të bëjë një sqarim publik për mënyrën se si e lexon ai Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në në cilën thuhet:

Neni 98 1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!