Prej dy vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy janë përfolur se do të vijnë me një duet, por asgjë nuk është lancuar deri më tani. Vetë Noizy konfirmoi duetin me Dhuratën pak muaj më parë por nuk dha asnjë detaj se kur do të publikohej.
Por mesa duket pritjes i ka ardhur fundi dhe kënga është më pranë se kurrë. Ditën e sotme, ishte Dhurata e cila konfirmoi se po punon për këngën e re teksa publikoi një foto nga xhirimet e klipit me një sfond ngjyrë vjollcë.
“Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj. Dhe Noizy postoi një foto me një ambient të njëjtë, me ngjyra të njëjta duke shkruar: “A jeni gati për çka po vjen?”. Kaq ka mjaftuar që fansat e dyshes të aludojnë se koha e publikimit të duetit të shumëpritur ka ardhur. /abcnews.al