Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mos u çudisni aspak, pse finalja e Kupës së Botës zhvillohet më 18 dhjetor

schedule14:44 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 14:44 - 17 Dhjetor, 2022

Kupa e Botës në Katar ka qenë e mbuluar me polemika që në fillim. Botwrori, i mbajtur tradicionalisht në verë në fund të sezonit, është dashur të ndryshojë datat e saj në mënyrë që të ambientohet me klimën e Katarit. Vapa e verës në Lindjen e Mesme detyroi garat kombëtare të ndalonin për një muaj e gjysmë dhe të zhvendosnin të gjithë kalendarin e tyre për t’i lënë vend turneut.

Dita e neswrme është një ditë shumë e rëndësishme për vendin arab. 18 dhjetori është festa kombëtare e Katarit. Të dielën vendasit festojnë themelimin e shtetit të Katarit . Dita më e rëndësishme në historinë e sportit në vendin e Lindjes së Mesme do t’i shtohet datës së caktuar çdo vit nga qytetarët.

Stadiumi “Lusail” do të mirëpresë pothuajse 80,000 njerëz në datën 18 për ndeshjen mes Argjentinës dhe Francës. Mbappe dhe Messi do të kërkojnë të arrijnë titullin e tretë të Botërorit për secilwn nga skuadrat. Në rastin francez do të ishte i dyti radhazi, ndërsa “albicelestët” nuk e kanë fituar Kupën e Botës prej 32 vitesh, që kur Maradona e arriti atë në Botërorin 1990 në Itali. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!