Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana u filmua në një moment të sikletshëm gjatë konferencës së fundit për shtyp duke ngjitur çëmçakëzin në tavolinë.
Pamjet bënë xhiron e rrjetit, gjë të cilën Gjana nuk e harroi duke i “këshilluar” gazetarët në fund të konferencës së sotme për shtyp.
Pasi mbaroi, Gjana tha: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash!
Teksa thoshtë këto fjalë, Gjana i bëri dy hapa më tepër nga sa duhej për të hyrë në derën nga ku hyri duke u detyruar që të kthehej pas për të marrë rrugën për në zyrë. /abcnews.al