Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mos u bëj shoku Xhemal”, Zef Deda interpreton komedinë pas batutës së Berishës me kandidatin e Bashës në Shkodër

schedule18:46 - 12 Shkurt, 2022

schedule 18:46 - 12 Shkurt, 2022

Nga Shkodra, teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia, ish-kryeministri, Sali Berisha pati një mesazh edhe për Xhamal Bushatin i cili kandidon nën siglën e Partisë Demokratike. Berisha i ka bërë thirrje Bushatit që ta ndërpresë fushatën.

Berisha tha se Bushati nuk mori pjesë në primaret e demokratëve, por ‘përfaqëson në këto zgjedhje atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij’. Berisha i kërkoi kandidatit të Bashës që të mos bëhet si “shoku Xhemal” (shkëputur nga komedia Kunati i shokut Xhemal) por të lërë fushatën dhe të bëjë disa ditë pushime.
Sali Berisha: Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave për këto ideale, ndaj dhe kam bindjen se 6 Marsi do të jetë festa e fitores së “Shtëpisë së Lirisë”, e fitores së çdo qytetari të Shkodrës. Garon këtu edhe partia e Edi Ramës, nuk kam unë ndonjë fjalë personale për shoqen Angoni, por dua t’i them se ke bërë gabimin më të madh të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Kurse për Xhemalin, e kam një fjalë: Xhemal ti ishe njëri mes nesh, po të doje merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do të kishte respektin tonë, nuk e zgjodhe këtë. Zgjodhe të përfaqësosh atë që shkelmon çdo ditë mbi veten e tij, Lul bravën. Do t‘i bie shkurt, i nderuar Z. Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal ndaj dhe lëre këtu fushatë, bëj disa ditë pushim dhe hajde kur të mbarosh fushatën se gabime bëjnë të gjithë. Edhe njëherë përulem para jush me mirënjohje të thellë. Ju ftoj të shtrojmë 6 Marsin në ditën e triumfit, të idealeve, të të gjithë traditës tuaj, të rinjve shkodranëve.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!