“Mos u afro se të vrava”, Fero me truprojën sulmojnë me armë producentin, shpallen në kërkim nga policia

schedule17:05 - 29 Tetor, 2021

schedule 17:05 - 29 Tetor, 2021

Reperi i famshëm, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit, Fero bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Sipas mediave vendase, burime nga policia kanë deklaruar se gjatë sulmit është përdorur edhe një armë  zjarri nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Sakaq, bëhet me dije se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se të vrava”.

Ndërkohë, Jetmir Agaj për momentin është duke u marrë në pyetje në polici, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!