Lulzim Basha mori pjesë në konferencën ballkanike të lidhjes demokratike të grave në Partitë Popullore Europiane.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati i kërkoi zyrtarëve që flasin në emër të Europës që të mos gënjejnë më në lidhje me situatën e krimit në vend që ka kapur të gjitha institucionet sipas tij.
“Askush nuk ka nevojë në këtë vend dhe askush nuk i merr parasysh ata që janë bashkëpërgjegjës për këtë situatë. Ata që e kanë lejuar Edi Ramën dhe autokratët të tjerë të gjithë Ballkanit që të përqëndrojnë të gjithë pushtetin në dorë, pushteti legjislativ, ekzekutiv, të kapin media, biznese për hir të stabilokracisë, perceptimit se këta autokratë të paktën sigurojnë stabilitet në vendin e tyre. Mbështetësit e kësaj linje në Komisionin Europian dhe në disa vende europiane duhet ta kuptojnë që kjo përqasje ka dështuar dhe të korrigjojnë kursin e tyre një oë e më parë ndryshe kredibiliteti i tyre do bjerë”, tha Basha
“Asnjë nuk i ha më frazat për thellim dhe intensifikim të reformave kur nuk ka më institucione të pavaruara dhe procese politike se institucionet i ka kapur krimi. Le t’i bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës mos të na gënjejnë më. Mos të flasin me patate në gojë e të thonë qartë Europa s’do ta tolerojmë qeveritë e lidhur me krimin dhe vendet që qeverise nga politikanë të lidhur me krimin nuk kanë për të ecur përpara”, shtoi më tej ai./abcnews.al