“Mos rri si pulë e lagur se nuk ke vrarë njeri”, komenti epik i Arbër Hajdarit për Trixën

schedule10:05 - 22 Janar, 2022

schedule 10:05 - 22 Janar, 2022

Beatrix Ramosaj ishte e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga “Big Brother VIP”. Kur këngëtarja mbërriti në studion, dukej shumë e frikësuar nga bota jashtë dhe komentet që e presin. Këtë gjë janë vuri në dukje Arbana Osmani.

LEXO EDHE: Çfarë tha Beatrix pasi la shtëpinë e “BB VIP”, Arbana vuri re një detaj

Më pas edhe opinionisti, Arbër Hajdari, i cili i tha Trixës që ishte një gjë e mirë që ajo doli nga shtëpia, pasi që në fillim e ka ndrydhur veten nga frika se si do të dukej jashtë.

“Shyqyr që dole, për faktin kryesor se që prej fillimit ke qenë në siklet. Ke qenë me frikën se si do të shohin njerëzit jashtë, mos rri si pulë e lagur se nuk ke vrarë njeri. Nuk ke dalë nga burgu, nuk mendoj se ti ke vrarë njeri, gjatë gjithë kohës dukesh shumë në faj, të kam parë si një njeri që nuk ka frikë të tregojë ndjenjat e saj, çfarëdo që ti të bësh njerëzit në një mendje nuk arrin ti bësh.

Mos harro që të jetosh Triksa, nëse do merremi me njerëzit do të harrojmë të jetojmë jetën tonë. Dua të vlerësoj faktin që je njeri që nuk ke bërë thashetheme, mendoj se ke qenë një vajzë e sinqertë, nuk mund ta gjykosh kaq shumë veten, se çfarë mendojnë njerëzit për të, jeta është shumë e bukur Triksa. Familjarët ta kanë dhënë mbështetjen”, iu drejtua ai Arbri këngëtares./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!