“Mos prek Valbonën”, qytetarët protestë kundër ndertimit të HEC-eve

schedule14:33 - 18 Nëntor, 2017

schedule 14:33 - 18 Nëntor, 2017

Qytetarë, ambjentalistë e përfaqësues së shoqërise civile kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë. Ata kanë marshuar nga monumenti i Pavarësisë në parkun “Rinia” drejt Kryeministrisë me flamuj dhe pankarta që shkruanin “Mos ma prek Valbonën”, “Stop HEC-eve”, “Lumi ynë është sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë”. Punimet që po kryhen për ndërtimin e HEC-eve sipas ambjentalisteve po çojnë drejt shkatërrimit një ndër resurset natyrore, që çdo vit vizitohet nga mijëra turistë. Kjo protestë vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative që i cilësoi të ligjshme punimet për ndërtimin e HEC-it në Valbonë dhe rrëzoi kërkesën e banorëve të njësisë Mark Gegaj. Banorët deklaruan se do ta apelojnë vendimin dhe kërkuan mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!