Regjistrimet e Florentino Perez duke folur keq për Iker Casillas janë për momentin kryefjala e mediave spanjolle. Por së fundmi ato kaseta janë përdorur edhe nga Pique për të tallur ish-kapitenin e tij te kombëtarja e Spanjës.
Mbrojtësi i Barcelonës ishte qethur dje dhe postoi një foto, duke shkruar ‘younger’ (i ri, duke iu referuar modelit të flokëve). Iker Casillas zgjodhi të komentojë në foton e Pique dhe shkroi ‘mounguer’, të cilën mediet spanjolle e marrin si ‘monguer’.
‘Monguer’ në Spanjë është një term nënçmues dhe përdoret për ta quajtur dikë idiot, çka do të thitë se Casillas, me shaka, e quajti të tillë Gerard Pique. Por ky i fundit sigurisht që e kishte një përgjigje, madje shumë “therëse”.
“Monguer? A nuk është kjo fjalë, ajo që Perez tha për ty në audio?”,- shkroi Pique me humorin e tij plot spec djegës. Casillas nuk është përgjigjur ende dhe me siguri nuk do e bëjë, derisa të dalë me një reagim më formal në lidhje me ato regjistrime të bujshme. /abcnews.al