Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mos pengoni operacionet kundër narkotikëve”/ Pentagoni: Avionë të Venezuelës e provokuan një anije amerikane

schedule09:15 - 5 Shtator, 2025

schedule 09:15 - 5 Shtator, 2025

Pentagoni ka deklaruar se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, që po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator, duke e konsideruar si një provokim.

Ky njoftim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet që janë rritur lidhur me dislokimin e anijeve nga Uashingtoni në Karaibe.

“E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, tha Departamenti Amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X.

Uashingtoni ka dislokuar luftanije në jug të Karaibeve, teksa tensionet janë rritur mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja e akuzon se udhëheq një kartel të drogës.

Të martën, forcat amerikane sulmuan një varkë, që dyshohej se po transportonte drogë në Karaibe.

Sipas Trumpit, varka i përkiste Tren de Aragua, një organizatë që SHBA-ja e ka futur në listën e organizatave terroriste dhe që presidenti amerikan e lidh me Maduron. Si pasojë e këtij sulmi, Trump tha se u vranë 11 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!