Shantazhi ndaj Mathieu Valbuena qëlloi fatal për Karim Benzema. Federata franceze e përjashtoi nga kombëtarja sulmuesin e Real Madrid në vitin 2015 dhe postin e titullit e fitoi Oliver Giroud. Sulmuesi i Chelsea u shpall kampion bote me shokët e tij dy vite më parë në Rusi, aty ku do të kishte dashur të merrte pjesë edhe Benzema.
Ky i fundit ka bërë një deklaratë që nuk do pëlqehet aspak nga Giroud. Thumbimet dhe ironia nuk kanë munguar në bisedën që Benzema ka bërë me një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
“Kush është më i fortë mes meje dhe Giroud? Do të përgjigjem njëherë e përgjithmonë dhe do flas shkurt: mos ta ngatërrojmë Formula 1 me Kart. Po tregohem i sjellshëm madje. Nuk do të flas më për të, di të them që unë jam Formula 1”, deklaron Benzema. /abcnews.al
Karim Benzema sur Olivier Giroud :
« On ne confond pas la F1 avec le karting »pic.twitter.com/lCoAJ4uDFL— Actu Foot (@ActuFoot_) March 29, 2020