“Mos ndiq shembullin e Zaniolo”, Capello sqaron tifozët e Romës

schedule16:14 - 28 Tetor, 2019

schedule 16:14 - 28 Tetor, 2019

Fabio Capello është rikthyer të flasë për Nicolo Zaniolo dhe ka dashur të sqarojë atë që ai tha pas ndeshjes së Champions League, kur këshilloi Sebastian Esposito të mos ndiqte rrugën e mesfushorit të Romës. Trajneri italian ka folur për Sky Sport dhe ka dhënë versionin e tij për atë çka ka dashur të shprehë.

“Nuk e kanë kuptuar atë që thashë për Zaniolon. Më vjen mirë që Nololo shënoi, por më vjen keq vetëm që i shënoi Milanit. Nuk ishte një gjykim, por një sugjerim për Esposito, i cili nuk duhet të gabojë si Zaniolo dhe Kean kur De Biagio i dërgoi në tribunë me ekipin e 21-vjeçarëve, vetëm që t’u jepte një sinjal që kishin gabuar.

Ishte thjesht një sugjerim, që një lojtar të mos bëjë gabime. Mancini më pas nuk i grumbulloi dhe të gjithë e duartrokitëm zgjedhjen e trajnerit, sepse kishte të drejtë të jepte një sinjal të fortë”, është shprehur trajneri i njohur italian, i cili e pa veten të sulmohej nga tifozët e Romës.

ÇFARË NDODHI  – Pas ndeshjes Inter-Borussia Dortmund, Capello ka këshilluar Sebastian Esposito (debutuesi më i ri i Interit në Champions, 17 vjeç e 113 ditë) që të mos ndjekë rrugën e Zaniolos. Mesfushori luan sezonin e dytë me verdhekuqtë, por është një produkt i Interit.

Fjalia “mos ndiq rrugën e Zaniolios” nuk është pëlqyer nga tifozët e Romës, që kanë sulmuar në rrjetet sociale ish-trajnerin e tyre, më të cilin madje kanë gëzuar titullin kampion në Serie A në vitin 2001. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!