Një nga këngëtaret shumë të dashura për publikun shqiptar është përfshirë në “debat” me ndjekësit e saj. Ingrid Gjoni, artistja që prej vitesh i ka rezistuar skenës nuk ka nguruar që të replikojë pas kritikave që i janë bërë për operacionet plastike. Këngëtarja njihet për pozat e saj të nxehta, por këtë herë ka postuar një foto me të cilën duket se ka dashur të tregojë natyralitetin e saj. Mesa duket vëmendjen e kanë marrë buzët, ku edhe është akuzuar se i ka bërë operacion. Komenti i cili spikat dhe që ka bërë Ingrid Gjonin të përgjigjet, “e mirë është, por ka qënë yll fare pa operacione”, shkruan ndjekësja.
“Buzët nuk bëhen operacion, volumizohen kur ke dëshirë të shtosh, është dëshirë e gjithësecilit ti bëjë sipas qejfit dhe terezise. Mos mu mërzit se nuk bëra të tuat”, shprehet këngëtarja./abcnews.al