Jennifer Lopez ka reaguar sërish ndaj akuzave se ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Këngëtarja dhe aktorja 51-vjeçare tha se e pa të nevojshme t’ju përgjigjej pretendimeve se ka përdorur metoda anti-plakje dhe se u përpoq ta mbante sekret, teksa tha se sekreti i saj i bukurisë është thjesht “të jesh mirë me gratë e tjera”.
“Mos më quani gënjeshtare. Nuk kam pse të gënjej për gjërat. Kam qenë shumë e sinqertë tërë jetën time. Një nga sekretet e mia të bukurisë është se përpiqem të jem e mirë me të tjerët dhe të ngre lart gratë e tjera. Mendoj se është e rëndësishme që ne të bëjmë për njëri-tjetrin në vend që të përpiqemi t’i shkatërrojmë”, u shpreh Lopez.
Kujtojmë që këngëtarja foli në numrin e ri të revistës “Elle” për kujdesin e saj ndaj lëkurës. Sipas saj, pesë gjërat që e bëjnë atë “rinore dhe të përjetshme” janë gjumi, kremi kundër diellit, serumet, suplementet dhe jetesa e shëndetshme. /abcnews.al