“Mos lëviz”! Pse u deshën 37 ditë për të gjetur vrasësin e Caroline, kush ra në grackë?

schedule21:03 - 21 Qershor, 2021

schedule 21:03 - 21 Qershor, 2021

Mbytja e 20-vjeçares nga burri në sy të foshnjës vazhdon që të jetë kryefjalë në mediat greke, të cilat i janë “vërsulur” policisë dhe prokurorisë të cilat Babis Anagnostopoulos arriti që ti fuste në grackë për 37 ditë dhe në fund ishte teknologjia që zbuloi krimin.

“In.gr” shkruan se bazuar te të dhënat e hetimit, elementet e dosjes së çështjes, por edhe hetimet mbështesin pretendimet e drejtuesve të policisë se edhe oficerët “ranë” në grackën e pilotit.

Babis Anagnostopoulos gjatë gjithë kësaj kohe në deklaratat e tij, përcolli një klimë besimi dhe bashkëpunimi absolut me autoritetet, një fakt që përforcon pikëpamjen se të paktën, fillimisht, hetimet nuk ishin drejtuar kundër tij.

Tregues i këtij “besimi” të drejtuesve të policisë në versionin e “grabitjes” janë rrjedhjet e vazhdueshme nga grupi hetimor për skica, identifikimet e të dyshuarve, për kriminelët shqiptarë dhe grekë, listat e të dyshuarve, etj.

Lexo edhe: “Dëgjova hapa nëpër shkallë”, fqinja rrëzon pretendimin e pilotit për foshnjen: Ata ishin shumë ndryshe

Megjithëse ishte vërtetuar që në ditët e para që në shtëpinë e çiftit nuk u gjet asnjë gjurmë ADN-je, apo  gjurmë gishtash të autorëve të pretenduar të grabitjes, video të lëvizjeve të “autorëve”, përsëri vijon më tej artikulli, ekzistonte besimi tek “grabitësit e zgjuar” që kishin arritur të ishin tepër të kujdesshëm.

Pra, autoritetet i vendosin problemet e çiftit në “plan të dytë”. Kishte këmbëngulje në versionin e grabitjes edhe pse oficerët kishin prova nga dëshmitë, që kishte probleme serioze në marrëdhëniet e çiftit.

Mediat greke vazhdojnë kritikat kundër hetuesve, që sipas tyre “nuk i shfrytëzuan mundësitë për ta bërë pilotin të “thyhej” më herët”. “Sidoqoftë, duket se ka ekzistuar besimi se piloti nuk ishte fajtor”.

Mediat greke kanë zbuluar edhe një tjetër detaj nga momenti kur policia shkoi për të marrë pilotin në Alonissos pas përkujtimit. “Ai shkoi të nxirrte celularin por polici i tha që ta linte sepse kishte ndodhur diçka serioze. Mos lëviz, lëre celularin, i tha polici“. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!