“Mos ki merak se s’kam gjë te çorapet”, Basha heq këpucët të familja në Lundër

schedule09:54 - 5 Shkurt, 2021

schedule 09:54 - 5 Shkurt, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bsha ishte në një vizitë në familje Leci, në Lundër të Tiranës.

Duke respektuar zakonin, Basha hoqi këpucët, pavarësisht insistimit të kryefamiljarit për të mos i hequr.

“Mos i hiq o kryetar”, tha ai. Ndërkohë, që kreu i demokratëve, ia ktheu: “Mos ki merak se s’ka gjë te çorapet”, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Lexo edhe: Basha në një familje në Lundër: Tekste falas deri në klasë të 9-të, mbështetje për studentët

Basha ishte në këtë familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, si dhe shpjegoi programin ekonomik të PD. Kryedemokrati premtoi edhe njëherë tekste falas, deri në klasë të nëntë . Gjithashtu theksoi se për studentët nga familjet që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj, do financojnë 100%  tarifën e studimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!